Nëna pret
Me fytyrën plot rrudha,’
nga dritarja nëna pret,
Djalin që të vijë nga udha,
larg vështrimin ajo tret.
Duartë shtrënguar fort,
-Pse o zemër më gënjen!
E trishtuar sytë me lot.
Zogu çukit në xham,
Nisë me këngë cicëron
Del nëna në dritare,
Vallë..djali?sa gëzon!
Pse kështu, ky mallkim?
S’po ta dëgjoj zërin ty,,.
-ku je,o djali që s’po vjen?
m’u thanë lotët në sy.
Në ballkon pret e mjera,
Eh,zë nga larg po dëgjon,
Me njëherë hapet dera,
Djali nënën e përqafon.