Gëzimi i fëmijëve-Ferit Toma


Ferit Toma

Me ëndrrat më të bukura

Për këtë ditë në ekskursion

U nisën fëmijët si flutura,

Në Fermën ALBANËT.

mes të natyrës së bukur

Veshur me shumë gjelbërim

U shpërndanë fëmijët si lule

E vetë natyra mori shumë gëzim!

Ngrihen bletëzat punëtore

Dhe fluturat krahë shkruar

U lëshojnë vendin fëmijëve

Lulet për ti vizituar!

Janë të vegjël vogëlushët

Qeshin ëmbël lepurushët,

Në garë janë vajza e djem

Petët hapin gazi shpërthen.

F. Toma. 23 Maj 2024.

Mund të jetë një imazh i 14 persona

Shiko statistikat