Gjenitë krijojnë vetëm-Irina Hysi


Irina Hysi

IRINA Gallery Tirana

Arti i pikturës s’është letërsi kurrë, as mendime në ajër nga njerëz që skanë idenë e peshës, penelit, ngjyrës, kanavacës, simetrisë, njeriut, gjeometrisë, gjeologjisë, arkitekturës, poezisë, mjekësisë, psikologjisë, etj etj e të gjitha shkencat bashkë…drejt përsosmërisë!… O zotërinj:- Arti është shkencë më vete e gjeniut që krijon jo për të prodhuar por për të krijuar, eksperimentuar jo vetëm për të padukshmen e të bukurës, por…. për të vënë një gur kilometrik në rrugën e të ardhmes me një art që do të transformojë kuptimin e botës me mrekullinë krijuese që shpërthen brenda natyrës së njerëzimit! Letërsia është vetëm (lavdi sociale), një mbulesë kërcimi për artin, është thjesht një referencë përfshirëse imagjinare dhe asimetrike historikisht që përcakton veten por nuk mund t’a vertetojë artin e pikturës në asnjë mënyrë! Pra, letërsia është një tutelë për artin e pikturës. Arti i pikturës nuk ka nevojë për kujdestarë kopshti për tu mbrojtur, por sustat e besimeve materialiste gjithmonë kanë dashur t’a mbajnë afër për qëllime rrëshqitëse”. Prusti dhe shumë të tjerë folën për pikturën, por për ta shpjegur nga ana estetike si një model që kërkon ti imitojë dmth për qëllimin e tij. Ka momente poetike kur poezia bëhet pikturë dhe asjelltas sepse gjeniu ne vetevete do t’i japë koloritin e përcaktuar për ta operuar mendimin ne thjeshtësinë e formës. Platoni e përcaktoi si krijuese imazhesh” prandaj jo të gjithë bëjnëpoezi ( …) Pikërisht kur çdo art bëhet burim frymëzimi për tjetrin dmth kur poezia hyn frytshëm në pikturë si një shkencë me vete sepse imagjinata, në të dyja është një pikë e fortë referuese! Piktura është e çliruar dhe ndriçuar tashmë tashmë nga levizja letrare me lëvizjen e saj në burimet e veta që nga shekulli i 19.

Deri atëherë mos më shumë se gjysma e piktorëve, ishin ne shërbim të fesë,shtetit etj Arti i pikturës është njê botë e një shteti me vete! Poezia, motra e saj. Përralla letrare e pikturës është akrobaci, një vrapim trukesh në kuadrate betoni. Arti i pikturës është fryma që shkrin shpirtin – lëvizjen e çliruar- ngjyrën, rrymën e emocioneve – është zgjuarsia e piktorit të sotëm të artit bashkëkohor; intelekti i gjeniut që nuk flet kurrë për veten dhe përveç historisë nuk e njeh njeri! Diderot.D kritik arti dhe themelues i enciklopedise botërore ka thënë një shprehje të bukur që shpesh e hasim në ditët e sotme ” Aty, ku nuk ka asgjë, lexo që të dua” – E shikoj shpesh magjike si një rival të fortë të teknologjisë sot dhe inteligjencës artificjale në komentet e veprave apo kritikat boshe letrare, të veprave kush kopjoi kë dhe Goya që qesh me gjethen e fikut! E përsëri do të vij të Matise ku thoshte gjethja gjethes nuk i ngjan! Diderot u josh nga piktura e Greuzës dhe tha; para se gjithash zhanri më kënaq, …nëse e kupton mirë artin….”.etj.. Matise do shtonte se jam i detyruar të nënshtroj frymën time në pikturë. Për Matisen ngjyra ishte çlirim por kur vendos jeshilen u shpreh; nuk do me thënë bar dhe kur vendos blu nuk do të thotê qiell. Vetë fjala është piktura e folur e mendimit. Pikaso do të shprehej:- Bëj atë që mendoj, jo atë që shoh. E shikon, atë që shikoj? Të shikuarit dhe fjala jane dy gjëra krejt të ndryshme me njera tjetrën e cila shërben si argument per te kundërshtuar të ndjeshmen dhe të kuptueshmen platonike, ku piktura ka veshët e saj të dëgjimit dhe gjykimit!

@ Irina Hysi

IRINA Gallery Tirana