Kur pena e nxënësit Moikomit godiste shkrimtarët e njohur shqiptar?Gëzim Llojdia


1.

Eruditi Mokom Zeqo nuk jeton më.Vepra e tij sigurisht është ndër ne.Nuk është puna e zbukuruar nëpër sirtarët e lodhur e të dalë boje të bibliotekave. Ajo është një udhërrëfyes edhe për shkrimtarët, arkeologët, studentët dhe deri te religjiozët e fundit. Edhe pse e quajtën qysh në lindje Molotov një figurë e shquar e luftës së dytë dhe të pasluftë në pushtetin sovjetik ai ishte deri në fund një atdhetar gjithë dije, që jeta dhe kushtoi studimeve në shumë fusha, ku në të gjitha shkëlqeu.
U lind më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit në një familje me paraardhje nga Libohova.Arsimin fillor dhe atë të mesëm e kreu në qytetin e Durrësit .
Pikërisht të kësaj kohe që i bie, të jetë diku nga viti 66, gazeta “Drita” një e përjavshme e cila botohej si çdo ditë dhe ishte pasqyra e veçantë letrare e kohës për shkrimtarët shqiptarë.Faqet e asaj gazete i kam marrë nëpër duar vitet e fundit.letra dukej e zverdhur dhe mezi ruhej ngaqë binte copa-copa thërrmohej shpejt dhe nxinte nga gërmat e plumbit. Deri në vitet ’90,gazetat në Shqipëri shtypeshin te poligrafiku dhe rradhiteshin mje dorë gërmat e plumbit ndërsa rotativët bënin shtypjen herë në një krahë e herë në të tjerët. më tej edhe kritikën e tij pa u trembur fare kundër shkrimtarëvev shqiptar që kishin bërë emër në atë kohë.Duhet cituar edhe kjo pjesë. Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktori letrar i gazetës “Drita”.

Mbaj mend se kur M.Zeqo u bë ministwr kulture viti 91 ai bëri një shkrim për

një shkrimtarw turk.Dhe për ata qw nuk e dinë.M.Zeqo kishte si tezë dr studimin e N.Frashëri “Syri i tretë,bektashizmi.Kjo është pika lidhëse edhe me Agollin.Ky i fundit ka pasur të atin muhib të teqesë,që do të thotë gradë e parë shpirtërore.
2.
Moikom Zeqo, aty nga vitet 90 u bë shumë i afërt me Dritëroin.Mbaj mendon se ai shkon në çdo takim ku fliste Agolli dhe mbante shumë shënime. dhe mbeti poet më tepër pra shkrimtar. Zeqo ishte dhe mbeti, studimar ,shkrimtar,poet pra rrahu shumë fusha.Një ditë Orikun e ditës së njohur në histori. Mes të tjerave u përmenda se edhe M.Zeqo kishte kontribuar në arkëologjinë nënujore, mirpo një profesor i madh i fjalëve. Në faktin po të veshë re cv e tij thuhet në vitet 1979-1987 që shkencëtarët pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Më 1987-1990 punoi si specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. E kujtojnë në ato vite se bashku me gazetarin Xhemal Maton bën disa dokumentarë në RTSH për arkeologjinë nënujore. 

3.
Mjafton për të shfletuar të përjavshmen  :”Drita”,letrarore-artistike të 10korrikut 1966,për të kuptuar qartësisht si bëhej kritika nga lexuesit në shtypin letrar.Në dukje qartësisht kritika e ndershme, po në thelb a ishte e tillë le ta gjykojë lexuesi?

Po në faqen dy të kësaj gazete letrare-artistike shfaqet edhe shkrimi i M.Zeqo,nxënës ,Durrës. Duke folur për edukimin komunist revolucionar të brezit të ri, ai merë në analizë, disa tregime të disa autorëve shqiptarë.
Në fillim ai analizon tregimin e A.Cergës :”Ne ishim tetë” duke shqyrtuar fjalët se ky ishte një tregim i mirë. Ndërsa tregimi tjetër:Ujqërit’ i Agim Cergës,shkruan M.Z është i zbehtë dhe ka tinguj fallco. Në këtë tregim vihet re një tendencë humanizmi të sëmurë. Autori me anë të këtij tregimi e zbut figurën e oficerit fashistë i cili ka ardhur në vendin tonë. Ky oficer ka lëkundje shpirtërore dhe nuk donë, që të luftoj kundër shqiptarëve. Autori e justifikon këtë duke thënë se është arbëresh. Pra oficeri nuk don të luftoj kundër shqiptarëve se është arbëresh, por sikur ky oficer të ishte në nj shtet tjetër,a do të luftonte?
Dua të theksoj se ky oficer duhej të kish merita në ushtrinë fashiste,përderisa kishte gradën oficer.Nëpërmjet tregimit ky njeri me merita fashiste na del njerëzor dhe i dhembshur .
Më poshtë autori analizon tregimin e autorit T.Laco “Larashi” duke quajtur një tregim të mirë.
Duke analizuar D.Agollin, ai shkruan:”Tregim i dobët dhe pa vlerë është tregimi”Kamerad,kamerad” i D.Agollit.
Se kuptoj ce ka shqetësuar D.Agollin të shkruante këtë tregim. Një doktor italian dezerton nga ushtria e tij dhe vjen tek partizanët .A nuk kishte ndonjë cilësi të shquar. Sish trim,por nga ana tjetër ish i dhënë mjaft mbas dashurisë,megjithëse në një moment autori e ngre doktorin kur ky ndodhet pranë një gruaje,që po lindte,prapë se prapë figura e doktorit është e zbehtë .Ku qëndron fabula e këtij tregimi?
Duke mbyllur këto shënime dua të theksoj edhe njëherë se ne të rinjtë,duam të lexojmë tregime, që na mësojnë,duam të gjejmë në letërsi heronj,që të mund ti marrim shembull në punën e jetën tonë. Mbyllet po me këto fjalë letra e nxënësit nga Durrësi.