Gjethet e pemëve dhe era-Vilson Mersinllari


Kur grilat e dritareve,po bënin zhurmë

nga era e fortë këtë ditë,këtë mëngjez

menjëherë kokën në dritare unë nxora

pashë gjethet e pemëve,që binin tërë stres.

Era e fortë,gjethet i vërtite nga do

dhe ato nuk gjenin vënd, ku të qëndronin

më dukej mua,sikur gjethet e pemëve

shpëtimtarin e tyre,tek unë shikonin.

Me shqisat e mia,atyre ju drejtova

kjo erë ju,po ju bën një nder

se po të bini nga pema ngadalë

i ftohti i dimrit në degë do ju zerë.

Dhe era e fortë sikur më”dëgjoi”mua

filloj ajo lehtë,lehtë të qetësohej

nga fjalët e mia,ajo që dëgjoi

me një puhizë të lehtë,gjetheve po u afrohej.