Gotën e ujit në dorë mbaje.
—————————-
Me gishtat e dorës, gotën e ujit mbaje
e kishe mbushur me ujë po thuajse plot
me ngashërim ne heshtje, ti vetëm qaje
dhe lotët qe nga syte,te binin mbi gote.
Pranë Lules ne dritare u afrove ngadalë
dhe me ujin e kësaj gote, ketë lule ujite
kujtove dashurinë e humbur, më ate Djalë
qe ne mes lotësh për dite, e prisje te vinte.
Por kjo për ty ishte, veçse nje zhgënjim
po përsëri ty shpresa,te mbante gjalle
pranë kësaj dritareje,e kishe nje kujtim
dhe kishe shprese, që te kthehej ai Djalë.
Pranë Lules ne dritare, ku ti po qëndroje
gota e ujit te ra nga duart, u thye u copëtua
sikur te tha gota,ate dashuri,lere,harroje
mos qaj me moj Vajze, mos derdh lotët e tua.
