Gruaja është perëndi-Blerta Basha


Vetë gruaja është hyjni,

Meqënse zoti kishte shumë punë,

Dergoi gruan në vend të tij.

Gruaja ngjyra më e bukur e jetës,

Në rrugën tënde me sa plagë u ndeshe,

Sa dhimbje sa lot e dhimbje fshehen.

Gruaja dashuri e përjetshme.

Të krijosh oazin e dashurisë tënde,

Vallë dhe sa kohë do presësh.

Në ç’furtuna dimrash,

Në ç’dallg detesh.

Gruaja univers i rilindjes,

Qiell i pafund i lumturisë dhe i dhimbjes

Aty ku bie loti jot njom tokën

Çelin lulet e rizgjimit.

Pa ty as diell s’do kish as jetë,

Se ti je vet jeta e vete drita,

Je qiell dashurie i pafund ,

Kurrë ngjyrën e jetës mos e humb!