Grua,krijesë hyjnore-Eli Nebi -Plaku


Mendimet..

në pëllëmbën e dorës i zbrita

Më të bukurat të zgjedhë

vargje t’i rreshtojë

Në qytezën e poezive të mia

poezisë për gruan

Banesën më të bukur

t’i dhurojë …

Me penën të ngjyer

në gjyrën e gjakut..

-Vargjet do t’i shkruaj

se jam grua dhe këtë fjalë

më shumë se kushdo

E ndjejë,e respektoj..

Grua..

fjalë e shenjtë, krijesë hyjnore

Bijë, motër, bashkëshorte

Nënë, për fëmijët e saj jetën flijon..

Arkitektja më e përkryer në botë

në çdo mot dhe stinë

Jetën lind ndërton

dhe përsëri e rindërton..

Kaq sa je e brishtë

je e fortë dhe guximtare

Me ekzistencën tënde

gjithë botën sundon….!!

Eli Nebi -Plaku. (ripostim)