Gruas time kur jam larg-Dëfrim Selman


Mbi letrë e bardhë,

ç’të shkruaj s e di,

me mall të pa parë,

larguar nga ty?!

Më marrin mendimet,

më sjellin tek ti,

më ndezin kujtimet,

këtu larg ku rri…

Larguar prej teje,

me ankth dhe mërzi,

në ditët larg meje

dhe ti dot nuk rri…

Meraku kapluar,

mbërthyer më mban…

Ç’të them përmalluar,

këtu larg ku jam?

Në fletën e bardhë,

ç’të hedh kur jam larg,

me mall dashurie,

i kapur ne çark?

Të shkruaj përmalluar

me muzën që qesh,

që luan si flutur

dhe rri në mes nesh…

Ç’ të shkruaj shoqja ime,

kur s’jam në shtëpi?

I lëkund mendimet

që vetëm mos rri…

Dhe me to fle gjumë,

që ëndrra të shoh,

Ç’t’i shkruaj më shumë

Gruas që më do?