Ti,bir i një nëne!!!Rubjana Nika


Rubjana Nika

Ti,bir i një nëne,

bashkëshort e baba,

ç’vepër makabër kreve,

mendja vallë ç’të tha?!

Ti, bir i një nëne,

një nëne jetën i more,

fëmijët jetimë le,

në mendje,ç’dreqin sajove?!

Ti, bir i një nëne,

për të a mendove,

kur mbi një nënë qëllove,

çfarë dreqin kujtove?!

Ti ,bir i një nëne,

i tillë s’mund të jesh,

u ngjize nga djalli,

zemër s’mund të kesh.

Ti, bir i një nëne,

këtë emër s’e meriton,

Zoti që të dha,

nesër të gjykon.