Harbojnë kuajt
Kur furtunë marroqe
Gjuan me tërbim
Pa fre kalërojnë.
Harbojnë të shklasin
Ç’të zënë
Pa asgjë në këmbim
Ku zë gjurmë e tyre.
Thundrat veç përplasin
Godasin e godasin
Dhe të zotët vrasin
Se kapistall.
s’iu vu ngaherë
Harbojnë e ndër thundra
Zënë të tjerë të mjerë
Harbojnë.
Se vrapin s’jua ndalën
Mbi qafë kapistallë
Të zotët s’jua varën
Se duhej.
Dhe nuk e panë
Dhe padronë
Nuk po kanë
Se syresh.
Zunë vetë të jenë
Zunë dhe tokë të pazënë
Vrapojnë,
gjuajnë dhe harbojnë.
Së pamundurës të shkojnë
Çmenduri e tyre
Udhëheq drejt për në fron.
Fronësh
Pa faraonë.
