Një tuf ‘ujqërish’ ndiqnin një ‘gjahtar’ !
Deri thell maleve ku flinin legjendat,
Ulërinin nën zë, e tërhiqnin jargët zvarrë..,
Duke shpresuar, të ndanin mes tyre ‘thelat’ !
Ecën përgjatë malit pas Tij, nëpër pyje,
Deri ku legjendat ktheheshin në ‘përrall’,
Atje ku mbrëmjeve mbi maja uleshin yjet,
Nën vellon e hënës, si argjend i rrallë !
Fliste ‘orakulli’, për tempull a kështjellë..,
Në majën e shkëmbit ku flinin shqiponja,
Atje,ku hëna zbriste mëngjeseve pa diell,
Thelle, në legjendën, ku ende ri Dodona !
Ecte ‘gjahtari’, pas tij shkonte ‘lukunia’..,
Me mantelin e lakmisë vrastare veshur,
Majës se thëllimeve’ ku fshihej historia,
Gjeti lëkur dhie, shekujve pa u tretur !
E hapi i ngazëllyer, e shpalosi ngadalë,
Nën rezet e hënës, që ndriçonin plote dritë,
‘Ujqërit’, vështronin të heshtur, pa fjalë..,
‘Gjahtarin’, që ‘përqafohej’ me perëndit !
Në duar kishte hartën në lëkurën e dhisë,
Dëgjoj tre zëra, në tre maja pran e pran..!
‘Në lëkur shënuar: ‘ Tempulli i perëndisë’..
këtu ka habitatin, që të parët ja lanë ‘ !
U kthye udhës ku kishte ecur dit e natë,
Lukunia e ‘ujqërve’ e priste nën gijotinë,
Zbriti poshtë nga lumi, të freskohej pak..,
Në vendin ku hëna çdo natë psherëtin!
Legjenda vazhdon, me gurët e skuqur..
Nga gjaku, që u derdhë si llavë mbi ta,
Aty, ku sot të mrekullon gjurma e bukur..
Endur trokëllimave të legjendave të mëdha !
Erëra e tufane derdhën mbi ta perënditë,
Shpirtin e ‘gjahtarit’ e morën me vete ,
Mbi gjurmën e kalit ‘shkruajnë’ profecit :
Këtu fle historia, për të shtatë detet !
Ç’do natë hëna qëndron pak çaste në majë..!
Duke ndriçuar gjurmën e kalit legjendar,
Duket sikur mban fshehur nën tymnajë..,
Historinë e Dodonës, më të madhin thesar !!