I mirëprituri shi…Suzana Rama


Edhe pse me buzë të plasura,

dhe kurmin të zhgarravitur keq,

nga ditë të shumta rreze ngrohta,

dhe pa më të voglën re në qiell,

sot pika e shiut simfoni shtruar,

tokës i solli muzikën e munguar.

Unë e ndjeva atë simfoni të rrallë,

tek bari që zalisur mbi tokën ra,

tek lulet që ngjyrat shtuan, zgjuan,

petali i trëndafilit që shiun e mban,

tek zogjtë që gjysëm hapur krahët,

e zëra gëzimi n’atmosferë shpërndan.

Më në fund erdhi në vehte Prilli,

nga ngrohja globale i tjetërsuar,

atmosfera nga smoku e nga tymi,

gjithçka për rreth e kishte mbuluar,

u pastrua, nga ky i mirëprituri shi,

nga freskia gëzoi natyra dhe njerzimi.