I shkruani dashurisë-Marjana Tafilaj


I shkruani dashurisë

I shkruani e mos nguroni

Çdo sëmundje në trup

Tek ajo e shëroni.

Ajo të vdekurin e ngjall ,e shëron ,

Ashtu dhe mbretin kur e zë, ajo e skllavëron

Dhe në shpirtrat binjakë, kur ajo ndriçon

Sytë pa kuptuar ti err e ti verbon.

Sëmundja të kthehet në shëndet kur ti dashuron

Bekim të duket kushdo që të mallkon

Dashuria dhibmjen ta lehtëson

Kush nuk tallet me dashurin zoti e bekon.

Pickimin e bën ta ndihesh përkëdheli ,

Tigrin e bën të sillet si një mi

Ujkun e zbut e bën si një lepur

Pa dashuri, ndihesh si i vdekur .