Intervistuesja-Valbona Kolaveri


Valbona Kolaveri

INTERVISTUESJA

Ajo,

Po kërkontë të gjithë të vërtetat,

A thua ,se bota

Po kthehej atë çast përmbys,

Donte tē stivonte të gjitha teshat

E shpirtit tim,

Në sirtarët e saj të mendjes,

Pikturuar nē Blunë e pasionit tim

Si të ish një poete,

Kalkuluar sipas imagjinatës së saj

Mes një mijë botësh,

Mes shumë pyetjesh ,

Hamëndjeve,

E ndoshta të donte të dinte

Mes mijëra pseve

Qē nuk thuheshin,

Se s’kish kohë

Për të gjitha rrëfimet njëherazi

Dhe ngadalë,

Nën heshtjen e shpirtit të saj,

Filmonte atë çastin e mimikave

Që nuk gënjenin,

Që memorizonin kohët e mija

Ndër gjurmë,

I kish lexuar ato

Ndë rreshta vargjesh filozofikë,

Thelluar në brendinë

E asaj që nuk dukej,

Dhe e kërkonte të vërtetën,

Jo më në atë që shkruhej,

Atyre, ngaqë u kish besuar njëherë

Nuk i donte më,

Tani,ajo donte vështrimin tim,

Dëshironte,shqiptimin e cdo gërme

Aty për aty,

Si të vërteta sublime

Që nuk e njohin mohimin ,

Por,që thellë

Të dukshmen e kanë mes pengjeve

Që nuk thuhen,

Por që ndjehen nën lëkurē,

Shkruar ndër fjalë,

Ku,padashur buza dridhet,

Ajo ish intervistuesja më e re ,

Që mes dilemave,

Donte të dinte

Sa i vërtetë,

Dhe i çmendur njëkohësisht

Ish poeti

V.Kolaveri

Kushtuar nxënëses Azra Zhabjaku.