—————-
Isha ulur jashtë,tek pragu i derës
dhe në mëndjen time,një ndjenjë kaloi
sa shumë shpejt iku, kjo stina e Verës
rrugën kaq shpejt,Vjeshtës ja lëshoi.!!
Por tek pragu i derës,një gjë po mendoja
stinët njëra,tjetrën,radhën respektojnë
dhe njerëzit të respektonin njëri,tjetrin do doja
kjo do ishte gjë e mirë,për të ardhmen tonë.
Çdo stinë e vitit,bukurinë e saj ka
çdo stinë ka,dhe peripecitë e veta
kush i kalon mirë,kush me halle të mbëdha
s’kemi çfarë bëjmë,kështu është ndërtuar jeta.
