Ishull Emocionesh”, 104 poezi nga Feraset Pezaku Vladi


Ishull Emocionesh”, 104 poezi nga Feraset Pezaku Vladi

(Në facebook Seti Pezaku Vladi )

📚Librin e gjeni në të gjitha libraritë e Tiranës, në Durrës dhe shumë shpejt në të gjithë Shqipërinë. E porosisni edhe online.📬

Ilustrimi në kopertinë EndRi BeQo

👉 Autorja Feraset Pezaku Vladi, vjen përsëri tek lexuesi me një tjetër vëllim të ri poetik të titulluar “Ishull emocionesh”. Hapësira gjeografike e krijimtarisë poetike të kësaj autoreje të merr me vete në të djeshmen dhe të sotmen, në traditën, heroiken e patriotiken, në epikën e lirikën intime, në ritmet e ngjyrat e këngëve, në baladat e flijimit dhe të ringjalljes, në temën e lirisë dhe asaj sociale, që është dhe pika e vlimit të zemrimit të vargut të saj. E ku s’të çon kjo frymëmarrje e gjerë poetike e kësaj autoreje, nga majat e maleve ku digjen kasollet me dritë hëne e deri tek vala e detit me flokët rrele të derdhura brigjeve! Dritaren e kësaj krijimtarie e hap kryefjala e shpirtit të saj që është dashuria, ajo dashuri me të gjitha kahet dhe dimensionet e veta. Vargu ka aromën dhe vlagën e tokës nga ku buron e gurgullon stuhia e metaforave duke shuar etjen e udhëtimeve të etura. Jo më kot, herë pas here në poezitë e saj rriten dhe piqen kallëzat e grurit gërshetuar me lulëkuqet e arave. Ato mbeten filigran i shpirtit të saj të lidhur ngushtësisht me tokën, me njeriun dhe shpresën e tij.

Këtë lajtmotiv e gjen kudo në poezitë e saj, edhe në këtë vëllim të ri poetik, që sot po merr rrugën për tek lexuesit.

Poetja ka një vitalitet krijues origjinal, sa meditues, aq dhe filozofik, me një art dinamik e dimensional, shprehës e të konsoliduar. Me vargjet e saj herë të inkuadruara e herë të lira e moderne komunikon lirshëm me lexuesin. Mjeshtëria dhe nervi

i brendshëm i vargut e mban në ankth atë deri në vargun e fundit

të poezisë. Poetja jeton me jetën e brendshme të njeriut, me

këngët, me lotin dhe gëzimet e tij, sepse brenda saj jeton edhe

dhimbja e trishtimi, dhe skamja e shpresa, zëri dhe drita e tij.

Poezia e kësaj autorje shkon deri tek rrënja duke dhënë mesazhe

në çdo varg, të cilat janë zëri i brendshëm e i padukshëm i saj.

Krijimtaria e saj ka trillin femëror, elegancën dhe gjuhën e pasur.

Ajo i vjen lexuesit si lakmi e vargut dinamik e dramatik, erotik e

simbolik, fine në detaje, me emocione të vërteta të artikuluara, me

ritmin e mjete të tjera artistike të fuqishme. Ajo i vjen lexuesit si

zotëruese e fjalës metaforike, me origjinalitetin e sinqeritetit dhe

arsenalin e pasur gjuhësor, letraro-artistik. Vargu i saj është herë i

drejtpërdrejtë e herë i tërthortë dhe i natyrshëm, një varg sa i ëmbël aq dhe i hidhur, i buzëqeshur dhe buzëplasur. Është vetë jeta që e sjell pa trukime, pa e veshur dhe pa e zhveshur. Kjo është një nga veçanitë e saj krijuese. Eleganca dhe kultura poetike e përshkon edhe këtë vëllim poetik me 104 poezi, “Ishull emocionesh”, ku vërtetë lexuesi do të marrë emocione dhe relaksim.🤗

#newbook#libër#poesia#poezi#BotimiRi