Jo alarme me kujë, po për brezin e butë…!Nexhbedin Basha


Vargje me urti shkruaj…,

Për brezin e butë,

Jo për alarme me kuj,

Por, për flladin si lulkë.

Që kur ra perdja e hekurt,

Bjeshkët shijojnë kënaqësi,

Pëllumbi i bardhë fluturon qeshur,

Në shpirt ndjen ngrohtësi.

Bariun se trazon njeri,

Fyellit pa frikë i bjen,

N’bjeshkë valvitet flamuri kuq e zi,

Në male e kreshta kudo turist gjen.

Tash fryn flladi i paqes,

Kloni s’ësht askund,

Ec në rrugë pa gjemba,

Në truallin e arbërit e s’më trazon askush.

Lotit i ka ardhur buzëqeshja,

Brezi i butë është bërë shkëmb e gurë,

S’ka më paranoja,

As alarme zhurmues si dikur.

Kanë çelë lule tulipani,

Dhe lule shqerat kanë aromë,

Një godë verë e pi me eks,

S’ka më diversantë.

Një çadër ngre me familje,

Përralla tregoj si gjysh,

Shëtit në qiellin pa re,

Në muzg e mbrëmje dal e shëtis.

Serbes ec vargmaleve të Deshatit,

Jo si dikur shkrep më shkrep,

Tash kam pëllumbin e bardhë,

Në fluturim më ndjek.