Këngë malli-Teuta Shaqiraj


Teuta Shaqiraj

Më rrëmbeu sot kjo këngë malli

kur ja “merrka këngës bilbili mbi qershi”.

Dy pika loti m’u shfaqen, si luleshqerra,

nga malli petalet u njomën një nga një.

Një mall i nxehtë përsëri më mori,

ndizet nga meraku edhe trëndafili.

Në tinguj kënge me vargun sevdalli,

përskuqet dhe gonxhja mbi tjegulla, n’avlli.

Ky shpirti përvëluar endet melodive

me notat dashuruar tretur pentagrameve.

Edhe pse thinjat zbardhin ndonjë notë,

dhe kur memecja rrudhë më flet pa zë.

Ah, më djeg malli këtë mëngjes gushti,

në gurra rapsodie etjen ma ngin,

në verë dashurie dehet shpirti im,

në ortekë malli prehet pa shërim.

E risjellë

Tea