Ka magji… Suzana Rama


Ka magji…

Ka magji dashuria,

ka ndjenjë, ka emocion,

ka padurim e ka ëndra,

ka pranverë përgjithmonë.

Ka puthje, ka ledhatime,

përqafime, fjal’ të bukura,

ka lule siç ka premtime,

ka ngrohtësi, ka flutura.

Ka vënd – takim pa limit,

ka motive, ka dhe sinjale,

ka gëzim, ka mirbesim,

ka dhe pritje dhe ecejake.

Dashuria ka dhe largim,

edhe kështu ka magji,

s’ka bashkim, s’ke shpetim,

të rri shuk në brëndësi.

S’ka takime, ka kujtime,

edhe drama e ka një këngë,

s’ka elozhe, ka ngacmime,

shpirtin tënd mban në këmbë.

S’ka puthje, ka përjetime,

s’ka buzqeshje, por ka lotë,

regëtimën dhe ofshamën,

nga zëmra nuk i shkul dot.

Ka magji dhe largimi,

mes kujtimesh zgjon mall,

koha vetë është shërimi,

jeta vazhdon, je i gjallë.