Lotët e dashurisë-Ukshin Morina


Ukshin Morina

Të dashur miq, të jesh një poet i lirë nuk është dhe aq e lehtë për të tejkaluar barrierat e shumta të shoqërisë, e cila në mjaftë raste të merr përpara si vërshima e një lumi e të shpie në humnerë, por gjithnjë kam menduar për atë pjesë të shëndetshme të cilët kurrë nuk i panë prurjet e mia si diçka të ndaluar.

Më gëzon fakti se këtu në grup ku unë botoj ka mjaftë adhurues të cilët me ndjekin kur unë sjell shkëmbime poetike apo letërkëmbime të ndryshme nga mikja ime poete Labe, e cila edhe këtë radhë vjen për ne me një prozë poetike për të dëshmuar forcën e saj krijuese dhe dashurinë e pakufijshme që ka ndaj përsonit tim.

Kjo është një dashuri në kuptimin figurative, e cila s’duhet kuptuar si një ndjesi që preket apo shihet në të vërtetë, por si një magji a ëndërr, e cila shfaqet në mendjen e çdo përsoni që kupton dhe çmon artin poetik.

Lotët e dashurisë

Lotët vërshojnë rrëmbyeshëm e rriten në sytë e mi

kur nata bie mbi shpirtin tim

duke u bërë si kristale të thara të ndjenjave që mbaj

për ty i dashur.

Lotët e dashurisë bien si tingujt e një kënge të butë

ku përqafohen nga emocionet e një dëshire të panginjur!

Ata janë shtresuar si gurët e një muri që rrit kalanë

në kafazin e zemrës.

Lotët përbëjnë oqeanin e ndjenjave të mbyllyra që më

shkundin si furtunat e forta dhe udhën marrin drejt

tëndes zemër i dashur.

Ja, një yll shoh të ndrijë timen zemër duke më sjellë

pranverën e hareshme mbi atë qiell dimëror që më

rëndon mbi krye si një barrë oksigjenpërthithëse.

Lotët e dashurisë rrjedhin si vesa e mëngjesit nën petalet

e luleve gjethegjera sikur emocionet e fshehura

e të pazbuluara mbetur nën njē hije duke pritur diellin

rrezepërndritës.

Ata lot vijnë të mē rrëmbejnë në joshjen e bukurisë tēnde

i dashur dhe kërkojnë të sjellin kujtime të bardha

në mes të prillit!

Ata lot duan të bëhen dëshmitarë të njē dashurie që s’di të

vdes, por rritet sikur rrjedha e një burimi që kurrë s’shteron.

Lotët flasin për një dashuri sublime që do zërë vendin në

përjetësinë e zemrave tē shumë të dashuruarve duke

u treguar si një gojëdhënë në përjetësi.