Ke dashuruar bukur-Vilson Mersinllari


————————————

Ke dashuruar shumë bukur

ti moj lulja ime me erë

ke dashuruar më së miri

porsi lulja,në pranverë.

Ke dashuruar mirë e bukur

s’ke dashuruar ti me zor

ke dashuruar më së miri

si një fllad,pranveror.

Ke dashuruar më së miri

ke dashuruar,ti me zemër

s’ke dashuruar,për tu dukur

s’ke dashuruar,as për emër.

Ke dashuruar me gjth shpirt

s’ke dashuruar për sandaka

kjo dashuri të ka dalë nga zemëra

dhe as për famë,as për para.

Prandaj nga zemëra,ty të uroj

ty moj lulja e bukur me erë

kurrë mos pafsha,lot në sytë e tu

por pafsha veç,gjithmonë pranverë.

Mos pafsha kurrë në sytë e tu

mos pafsha asnjëherë,lot hidhërimi

në sytë e tu,të ketë veç pranverë

të ketë shëndet dhe lot gëzimi.