Preng Maca
Këmbanë, kumbimi i përhapur gjer larg
tejpërtej përshkuar rreth e rrotull botës
udhën e saj zgjedh mes diellit që përflak
mendimin e vyer, rrahjen e fortë të aortës
Mbi vete stoli, vështrimin e zilinë e gjithkujt
mbartur mbi shpinë, si shpagë a si çmim
djegur dëshirash… Ti nëse e do shpaguaj
me kohën e falur të padukshmes, që ka kuptim!
![](https://gazetadestinacioni.al/wp-content/plugins/phastpress/phast.php/c2VydmljZT1pbWFnZXMmc3JjPWh0dHBzJTNBJTJGJTJGZ2F6ZXRhZGVzdGluYWNpb25pLmFsJTJGd3AtY29udGVudCUyRnVwbG9hZHMlMkYyMDIzJTJGMDglMkZwcmVuZy1tYWNhLmpwZyZjYWNoZU1hcmtlcj0xNjkyNzExNTQ1LTg1ODQ2JnRva2VuPTczNGY4ZmFkMTg1MmQ1MTg.q.jpg)