Këngë  mjelme…Petraq Pali


C’ti besh kenges. kenges mjelme

c’ti besh eres vale lehte

c’ti besh zemres se tejvuar

A mos valle nga dheu i huaj ?

po “sodis” ne enderime

Perlen e lene jetime

Kur kurbetit u largova

zemren nenes hidherova…

Nena ime ndosha vdekur

ende eshte e patretur…

nga meraku i te birit..

kur kaloi klonin e kufirit…!

Edhe zemra ,zemer nene

eshte si rrezja e nje hene

kur hedh drite permbi bote…

Zemra e nenes hajde thote !

Une te flas o bir prej dheut

Pse kthen shpinen bir atdheut

Pa shiko henen nga lart

Gjithe jeten refugjat ???

Po,qiriri qe vendose

Ate dite qe me varose…

Si s’mendove qe eshte shuar

Hajde ndizma i uruar…

Hej… moj nene nena ime

Gjithe jeta hidherime…

Porsi hena kur hedh drite

Shikon poshte poshtersite…?

Uzurpuar e i djegur

Ka ngele vendi si i vdekur…

cdo gje s’eshte si me pare

kur drejtojne ca shejtane…!

edhe token qe na la gjyshi

e rrembyen si kulishi…

edhe reren e kristalte

vijne e marin ca nga jashte…

prandaj deti turfullon

Thuajme nene pse s'”degjon”

Ku je shtrire ne Lekekond

a mos valle me “mallekon”?

E me thua bej kujdes…

se mos eshtrat dikush mi shet…

ruaji varet si te shenjta

Hallall sisen qe te dha nena…

Dili zot gurit ku linde

Hajde bir i zemres sime

afroju a te ardhte e mbara

Ketu eshte nderi ketu eshte parajsa

Urata ime do te ndjeke

ne vendin qe e late shkrete…

gjithe prindet shtrire ku jane

Ktheuni djem te gjithe thane…!

Kthehuni nje here e ktheuni gjithmone

Pastroni varet hidhni kolonje…

se gjeneratat do t’Ju ndeshkojne

Ndosha “tradhetare” edhe mund t’ju thone…

Kthehuni bij u uraten te kini

Krenare te jetoni ne token tuaj

Buka e kurbeti eshte vertet hidheruar

nder shekuj e vjet historia ka treguar !

pjp