Kërkoj-Vaso Papaj


Kërkoj qiellin me balona

Dhe aromën e zambakëve.

Përmbi degët me limona

Dua këngën e trumcakëve.

Kërkoj shkak, per t’u harlisur

Fije bari, një akord.

Në minor për ta ujdisur,

Për të thënë: të dua fort.

E në çaste dëshpërimi,

Kërkoj ty dhe buzën tënde.

N’sytë e tu më qesh agimi,

Që ma sjell gjithnjë me ëndje.

Larg sëmundjes nëpër bare,

Larg mëdyshjes për bixhoz.

Kjo shëmtira aq tinzare

Duket, kot me mua loz.

Se s’fiton sëmundja e vjetër,

Nuk më mund jo, jo mërzia.

Kurrë nuk shkoj n’ato kotecër,

Ku përgjumet kotësia.

Kërkoj sytë e atij që niset,

Të atij që vetëm ndahet.

Të atij që kur gremiset,

Nuk e ka zakon të qahet.

Dua sheshe urtësie,

Ndaj kërkoj njerëz me vlera.

Një thërrime lumturie,

Dhimbjen ma largon përhera.

E në çaste hidhërimi

Të kam ty dhe buzën tënde.

N’sytë e tu fle pambarimi,

Ma ke dhënë gjithnjë me ëndje.

Mund të jetë një imazh i bonbone

Shiko statistikat

Mbulimi i postimit: 43

Të gjitha reagimet:

2Gori Stafa dhe 1 tjetër