Kërkove:Lefteris Papadhopoullos


LEFTERIS PAPADHOPOULLOS
KËRKOVE( ΓΥΡΕΨΕΣ)

Τi kërkove të ndajmë bashkë të mitë vite rinie
Shtatorin plot hidhtësi me ditët e zbrazëta pa shira
M’ u dhimbse se të pikonin sytë lotë dhimbshurie
Të thashë: ” Të mbriftë e mira!”

Ti kërkove çyrekun e elbit ta ndajmë bashkë
Të pije nga paguri im zvarritur nëpër lloma
Për gojën tënde më erdhi keq q’ ishte një vulë me mjaltë
Edhe të thashë:” Jo, jo akoma!”

Ti kërkove të ndajmë më dysh edhe ëndërrën time
të ndahej gjysëm si hareja, dhe dhimbja
Mendova për rininë tënde, të rrugëve shkretinë
Prapë i vetëm ika..

Shqipëroi: Lefter Shomo K/ 421 l.p.