Këtë mbrëmje!Ferit Toma


Ferit Toma

Këtë mbrëmje

Do të fle me yje

Do këndoj me endje

Zabelet dhe pyjet.

Dhe burimet plot me zana

Rreth djemëve kurodrojnë

Ah borë e bardhë, del hëna

Dhe yjet rreth vallëzojnë.

Sonte sa të bukur janë brigjet

Aty ku vezullonim ne të dy,

Aty ku të zemrës gjenim shtigjet

E putheshim plot dashuri.

Sonte natën do ta djeg

Me dashurinë tënde,

Do të dal të shoh në breg

E do fle me ty në mendje.