Poemë për dashurin tonë-Urim Mezini


Sa shumë u deshëm ,neve të dy

N’çdo vend që ndodheshim,do ishim bashk

Bota na shihte ,me shumë zili

Koha lëvizte ,siç kemi dasht

Natyra kënaqej e qeshej me ne

E reflektonte, krejt në ndriçim

Dielli shkëlqente ,n’qiellin pa re

E merte ngyrat ,n’çdo pasqyrim

Kudo që shkonim,ndjeheshim mirë

Sepse gjithmonë, do ishim bashkë

Ishim tamam ,si zogj të lirë

Si dashuri mitike e lashtë

Jemi munduar ,ta ruajmë ndër vite

Madje më shumë e kemi forcuar

Ca shprehje tona,sot jan bër hite

Çdo ditë të zotit, t’kam dashuruar

Kuptoheshim dikur ,me një shikim

Kënaqeshin përreth ,kur na shikonin

Shikonim buzët e njeri tjetrit

Kur donim dicka, ne të lexonim

E bëjmë dhe sot këtë gjë të dy

Edhe pse koha ka kaluar

Në shpirtin tonë,ka veç dashuri

Ashtu si dikur e kemi filluar.

Unë do të dua ty,ashtu si dikur

Me diell qoftë koha,apo me shi

Jetës time ,ti mi dhe nur

N’shpirtzemrën time, je vetëm ti

Koha e mbetur ,na gjen të dashuruar

Habitet me ne,si ja kemi dal ?!

Pengesa të shumta,duheshin kaluar

Gjithmonë i ndejtëm,jetës përball

Në cdo mëngjes,kur më zbardh dita

Shikimin e parë e bëj tek ti

Kur të shoh fytyrën,më ndizet drita

Ke qenë për mua,e vetmja dashuri

Ndaj dhe në lindsha edhe njëherë

Me kusht ,që të lindësh edhe ti

Jo vetëm t’zgjidhja,gjith shënd e verë

Por në çdo jetë, do t’zgjidhja ty.

Urim Mezini Ishëm Durrës