
Imagjinata
Realitetin sikur e mrekullon
Padyshim imagjinata
K’naqët syri kur i shikon
E themi me përzemërsi
Çdo gjë kur në art shëndrrohet
Jo rrallë herë edhe mahnitemi
Nga ajo që shikohet.
Reagimet nga më të ndryshmet
Kur shëndrrohet n’realitet imagjinata
Shoqëruar nga mirësia, bukuria, dashuria
Vlerësohen, urohen pafundësisht duartë e arta.