Kota-Gezim Llojdia


Gezim Llojdia

Kota është një qytet dhe një fshatë.Ndodhet buzë Shushicës dhe ka një vjetërsi moshe prej 65 vjet. Është krijuar si fillim fermë blegtorale e Llakatundit aty nga viti ’61.Më vonë ndahet dhe bëhet më vete fermë bujqësore e blegtorale.Kota ka qenë një vend i heshtur. Aty nga viti ‘20,kur u bë lufta,u vendos një garnizon ushtarak dhe është vrarë një gjeneral. Një shqiptar nga Shkoza me emrin Kanan Mazeja theu nofullat thonë aty pikërisht ku ka qenë porta e fermës gjatë luftimit me italianët,aq deshën rapsodët që ti bënin rapsodi si :”Kanan Mazeja nga Shkoza me një nofull copa-copa…,dhe këtë vend që ishte i humbur e shkretuar i vunë edhe bejte të tilla si :”Obobo se ç’qënka Kota më e mirë se Evropa…. Thoshin këta,pra bejtexhinjtë. Emri i saj ka një legjende interesante dhe intriguese. Unë këtë e kam lexuar nga një mësues tërbaciot vite më parë,italianët që kishin ngritur garnizonin e quanin kuotë 860 m ,që ishte kodra,duke u shqiptarizua ajo erdhi dhe u quajt nga kuotë në Kotë…

Kota ka qenë një qendër e internimit masiv. Peta që ishte një sektor i saj ka pasur vetëm të persekutuar. Në Kotë u internuan zvkryeministri Abdyl Këllezi deri ditën që u muar dhe u pushkatua. Në atë fermë internuan edhe familjen eVasil Katit. Ndërkaq në këtë fermë u mbyllën me internim edhe motra e Xhevdet Mustafes dhe gjyshërit e Tedi Papavramit,doktori,plak dhe e shoqja, që vuajtën ikjen e nipit në Francë. Ferma buzë Shushicës kishte një sektor të sajën që quhej Petë dhe e kishte vetëm me të internuarit ordiner,siç i quante regjimi qindra familje që ikën pas viteve ’90 nëpër fshatrat dhe qytetësit e tyre askush ska mbetur sot atje mes baltës në dimër dhe pluhurit të zhegut.Qyteza kishte një rrjete dyqanesh dhe shërbimesh.Pallatet ushtuan aq sa popullsia arriti në mbi 2000 banorë.Aty nga vitet 88 u vendos edhe një ndërmarre e shërbimeve tregtare me qendër ne Kote.Pra në këtë qyteze të vogël jetuan dy ndermarje :NBKota me 3 sektore,Peta,Buallari dhe Vllahina dhe drejtoria e ndërmarrjes se shërbimeve tregtare për fshatin.