Krenaria ime..!Ardian Muça


Ndoshta një ditë,po dole nga kafazi.
Mos përgojo dertet dhe vuajtjet e tua.
Kujto ëndërrat që plasën nga marazi.
E shijo ditët,se shpirti për ty u rekrutua.

Kurrë mos i trego hallet e dertet e mia..!
As brengat që janë tatu nëpër mure.
Taborët e shpirtit,i drejton krenaria.
Sepse çdo ditë sjell,t’ë sajat kusure..!

Nëse një ditë,do dalësh në minare.
Lermë të krenohem me krenarinë time.
Për shpirt’ e intuitë,mos mendo fare.
Nuk më braktisin,se i rrita me thërrime.