Kronikë mbrëmje-Teuta Shaqiraj


(më Dhuro vetëm Dashuri )

Sonte,

një shuplakë krisi, si gotë që thyhet

e ajri u drodh nga pafajësia.

Kanatet e shpirtit shqyer me rënkime

syri mbeti zbrazur,

pa diell

qerpikët kyçen, si qepenë në ditë zie.

Në ç’hone zbrazëtie u polle, u mëkove

me genin vrastar në gji u rrite?

Ti krijesë pa duar me shuplaka dhune

po t’i fal të miat

dhe krijo me to

një kurorë dashurie të pafundme.

Tea….. e të tjera