Kthema oksigjenin -Suzana Rama


Është e tmerrshme,

asgjë nuk pipëtin,

heshtje, heshtje, heshtje,

errësira të përpin.

Mbi ne, qielli në zi,

nga retë rëndë shaluar,

s’ka hënë, s’ka as yje,

s’ka fëshfërimë në pyje.

As shi nuk ka,,veç pak vesë,

sa për ti bërë qefin vehtes,

dhe resë së murrëtyer,

në bahçe po dal zëmërthyer.

S’dua ta besoj, por nesër,

dhe lulet s’do të kenë vesë,

do shkoj sa të bëj detyrën,

zëmërthyer t’ju them mirmëngjes.

Thjeshtë shijen të ndryshoj,

me are pakëz dritë,

që dielli do të dëgojë,

duke thyer qiellin e grinjtë.

Me njerëz plot, rrethuar

dhe ndihem e vetmuar,

askush në rrugë s’kalon,

gjithçka, heshja përgjon.

E më vjen të bërtas,

të gërvish cipën e qiellit,

zotit të madh t’ja përplas,

gjithë mërinë dhe mllefin.

Më kthe diellin Imzot,

më kthe pranverën që hesht,

ktheje, lumturinë në botë,

na kanë mbytur helmet.

Malet me gojë honesh,

në ajri të përplasin jehonën,

Zot, kthema oksigjenin,

m’i kthe, ç’ke marrë me Coron-ën.

Humanit që të jetojë,

i nevojitet gjithçka,

kështu me vaj dhe lotë,

nuk na duhet kjo dyhnja.