Pendët e mallit-Halit Haliti


Shpirti im udhëton duke shkundur kujtimet në ajër, nën qiellin e pafund

Gdhend arkitekturën e kohës së plakur

Brenda një ëndërre e mbushur me trarë të tymosur

Akrepat e orës në mur, në dhomzën e braktisur.

Dua të dehem prej aromës së tymit katran të zi

Sodis pafundësisht gaxat e nxehta pran oxhakut

Shpirti im i etur ujin e kroit të pi

E dendur është errësira, unë përmendësh ec sokakut.

I thinjur e i rrudhur për ty do të bëhem një ditë,dritë

Ti je pika e ujit në bunarin e përmallimit tim

Kam frikë mos me t’pa në udhën e shpirtit duke pritë

Dua të kthehem aty ku më bien pendët e mallit

…Vend im!

Halit Haliti

Stuttgart