Kujdes,kur të më shani ?!Cikël me poezi-Nga Përparim Hysi


Kujdes,kur të më shani ?!

(cikël me poezi )

Nga Përparim Hysi

1.Njeriu -gjëmë

Ka harruar,siç duket,që të qeshë
Se kujton se dikush e “përqeshë?!”
Ky njeri është krejt për vajë
Se nuk di as që të qajë

Këtij njeriu hiqi frerin
E ka humbur fare nderin
Frerin e ka marrë ndër këmbë
S’është njeri,por është gjëmë.

2.Egoisti

Egoisti veç rreh gjoksin
Mënd e bëri gjoksin gropë
Pa atë,ç’e gjen demosin
Veç ai made in “kokë?!”

Egoisti-mëndjefyl
Si kalliri që ka bukë
Mëndje tjetër nuk përfill
Me atë?S’më gjen mua.Nuk…

3.Letër qeverisë për përmbytjet

“Kartolina për vitin e ri”

Drutë e dimrit bëhen në behar
Në dimër lumenjtë s’vihen në kular
RRegullo hidrovoret.forcoi ato diga
Që njerëzit në ato zona,mos i zërë më frika.

Nga pësimet e sivjetme të nxjerrësh mësime
Që kushdo të thotë:-Kam qeverinë time.
Njerëzit kudo duan të flenë të qetë
Se e di që rri zgjuar dhe i “ruan” ti, shtet.

31 dhjetor 2010

4.Unë

Në jam mirë për vete dhe vëndi është keq
Ta dini:-Nuk jam mirë dhe jam në “siklet”
Sikur çfarë ndodh,dhe unë kam faj
Kjo gjëndje më lodh… dhe gati sa nuk qaj.

5.Letër pushtetarit

Karriken e pushtetit që e deshe,e more
Po e mbajte me nder, e fitove.
Se,ndryshe,në u solle,të heqin si cub
Në erdhe me nder,do ikësh me turp

6.Në do të zgjatësh jetën

Në do të zgjatësh jetën,ti luaj nga vëndi
Ke vënë re që i qelbur është ujë që ndënji
Në ujtë e ndënjur kurkush ujë nuk pi
Nuk e ke të gjatë,në top në vënd rri.

7.Kujdes,kur të më shani!

Kujdes,kur të më shani,shumë po ju lus
Se jam i duruar, në më shani si mësus.
Ma shani ju prozën,por dhe poezinë
Por hiç nuk duroj në më shani Shqipërinë
Bëhem “kamikaz” dhe shpërthej si minë.

8. Për vete

S’ka kushtrim që më t’më ndezë
Tani dihet që jam plak
Por Atdhe në rrezik po të jesh
Në krah pushkën hedh me vrap.

Dhe rinohem,bëhem djalë
Pushkën fort shtrëngoj mbi sup
Se do isha ndryshe,djall
Turpin unë haja me bukë.

Dhe çfarë them,s’janë llafekoti
Për Atdhenë shpirtin bëj fir
Pika-pika varet loti
Mall,o mall që më ke shkrirë.

9.Nata dhe dita

Nata të vesh flatra e të bën me krahë
Por dita të hap sytë dhe nuk lë të bësh “hata?!”
Vrulleve të mbrapshta,dita u vë fre
Ndaj dita me dritën,e shihni që rimon,de!…

10.Në e pësova

Në e pësova si Timoni nga Athina *
(se me laçkë e plaçkë të gjitha i dhurova)
Sikur ku po vija,do më prisnin me dafina,
Këtu,në Amerikë,për ku rrugën mora

Mirë le të më bëhet,se e pata nga koka
Koka siç bëri,kështu dhe e pësoi
Tani e kuptova se sa të fal bota
Mësim le të nxjerrë, kush vjershën ta lexojë.

*Vepër e Shekspirit.