Kumbull përmetare-Godo Mehmetaj


Kumbull përmetare

vetë më ëmbëlsove

pastaj më braktise

e më hirdhërove.

Në Vjosë baltëzuar

me ujë të bukur

fjalën nuk e mbajte

s,di ku je larguar

Gjesdisje bqceve

duke mbledhur lule

i tërbove djemtë

dhe në gjunjë të ulen.

Ike pa më thënë

dhe më le të trishtë

tani që ke ardhur

pse më fletë greqisht.

Më ishje betuar

të shonim një jetë

un isha shqiptar

ti e doje grek.

Premtimet që nise

në fundë nuk i sose

gjakun e ndërrove

zëmrën ma plagose.