Kur eci në shi…Eralda Cuko


Eralda Cuko

Kur eci në shi një hije e hirtë bie

mbi mua dhe bora nis kërcimin danc

në ajrin e ftohtë…

Toka qetësohet nën tingujt e

shiut trokëllitës dhe natyra shtrohet të flejë

në gjumin e butë…

Kur eci në shi mendimet më fluturojnë

lirshëm, sikur zogjtë ngrihen në qiellin

e hirshëm qetë-qetë…

Gjithçka përreth bëhet e pastër dhe e re,

si një faqe e bardhë ende e pashkruar…

Shiu troket me tingullin e tij të butë dhe

më fton të bëhem pjesë e natyrës…

Kur eci në shi jeta bëhet poezi,

dhe cdo pikël shiu një varg në librin

e jetës…