Kur flet dashuria-Manushaqe Hoxha Laçi


Manushaqe Hoxha Laçi

Kur lot’ i nxehtë t’mblidhet n’sy

E t’rrjedhë n’gushë me ngadalë

Unë, malli i heshtur, t’bëhem shami

Qerpikun ta puth me t’ëmblat fjalë

Kur ngricë e dimrit të t’prekë n’asht

E akujt t’zgjaten në t’bukurin qerpik

Do t’vij mallueshëm se t’kam dasht

Për ty n’zjarr t’digjem nuk kam frik’

Kur të t’pushtojnë dallga, shiu, stuhia

E bregun t’mos mundesh ta prekësh dot

Më sjell drejt teje, shpirt, veç dashuria

Ndjenja universale më e bukur në botë