Të ndodh në këtë jetë,
të pish dhe mjaltë dhe vrer.
Veç zemra e vërtetë,
Te lind nëna fëmijë,
babai punon e grindet…
Gjithçka nuk mund të ndrijë,
i rrit bota dhe dhimbjet.
Janë burrat pak gjaknxehtë,
të fortët, janë burrat.
Ti nëna e vërtetë,
largoja zjarrit urat.
Nuk shahet kurrë babai,
sido të jetë, është prind.
Ti nënë drejtimin mbaj,
vjen koha, gjithçka bind.
Vjen koha, hesht furtuna,
dhe zemërim më s’ka,
Atëherë kupton fëmija,
se ç’janë, nënë e baba.
Fëmija është si lulja,
do shpirt, përkëdheli,
e shenjtë është familja,
i shtrenjtë është çdo fëmijë.
Në ndodh që i vret shpirtin;
Në, plagë i le mbi të,
me vitet që lumë ikin,
Hakmarrja folé zë.