Shefik Surdulli
Kah shkelë
kamba e kalit
E ndoqa
Asnji fërkem
për be
Udhët e dhive
i shmanga
përmbi mulli
me koftëlargun
mos m’u zatet
Xhades t’zezë
Kah ecë krejt dynjaja
n’katër rrota
i rashë
përtej me dalë
E vogël
Me udhën e kronit
e mata.