Kur jam në largësi-Vladimir Muça


KUR JAM NË LARGËSI

Kur jam larg, shergët nisin fluturimin,

Në zemër malli gjëmon tek mua;

Në butën e verës mbledh durimin,

mëndje më vijnë hyjnitë e bukura.

Realiteti digjet si druri në zjarrë

Mes manastiresh, dashurishë të pa mesha,

Trup i gjymtuar, zemër e vrarë

Tundohen nga shpirtëra të molepsura.

Mbi qiell tunden kor temjanicash

Nër Te – deum absurdesh, dëshpërimi,

Krihen vështrimet në stalaktide ngricash

Si gratë Teutone në muzgje shiu.

Larg, kërkoj mitet në udhët me dredha,

Gjurmën e shtëpisë si pikë topografike,

Relovoj shpirtin, shpresat e reja

Mbi gjurmët e ikjeve, të vjetra biblike.

Ripunuar 2023

NË VARRIN E PRINDËRVE

Nga gjiri i familjes ju mori Zoti dikur,

Cfilitur në punë, nga kopësht i dashurisë,

Thellë varrit, në hon të zi, në qivur

Bulojnë aromat e tonës lumturi.

Kurrë emrat s’u mbuluan me qefin,

Nga dorë e përkujdesur rrinë shkruar,

Dhimbja, dashuria mbi to shndrin:

Kujtesë prindërore mbi gurin e latuar.

Nga kujtimi juaj tek kroi në parajsë

Gëlojnë mirësitë e jetës mot në mot,

Kushtimi juaj në jetë si kolovajzë

Na ushqen shpirtin me mirësi dhe sot.

Nëntor 2022

VARRIM NDERI

Ç’vekje lavdije flatron qiejve

Kur me krisma të nderon kundërshtari?!

Si heroi Met Hasa, në sytë e bjeshkëve

Me aerosol bjeshke ju mbulua varri.

Ç’mbretlri e re mbi maja lavdije!…

Qarkore mbi varr fryma që s’tretet,

Shungullon mbi male frymë lirie,

Në kujtesë të Kombit i gjallë mbetet.

1974-2023