Kur të fluturojnë shkabat mbi Epir,
Klithmat e tyre si piskama perëndish,
Shqip do dëgjohen,
Anë e mbanë botëve të vjetra e të reja!
Të gjitha detet do të zvogëlohen
sa as lëvozhga e vezës nuk mund t’ë lundrojë!
Bëhuni sy e veshë!
Në breg të Aosit dy fëmijët e mi me baltë
po e ndërtojnë Ilirinë.
Besa-besë!
Kur të fluturojnë shkabat mbi Epir,
Ti që asnjëherë nuk e ke parë qiellin,
Do duash të mbetesh pa sy…
Por perënditë tona do të falin!
Shkabat q’do rilindin nga dheu!
