Kur të iki nga kjo botë-Teuta Shaqiraj 


Kur të iki e velur nga kjo bote
trishtimin tuaj do ta tres një çast.
Se imagjinata ime është çmendurake
teksa vitet ikin me hapa kilometrike.

Ndërsa shiun sodisja nga dritarja
magjishem me vjen e imja fantazia,
para se të vdisja.
Sikur të mundja të fluturoja me një kercim
mbajtur nga përqafimet tuaja
si astronave në fluturim.

Trishtimin ta ktheja në një shi të ëmbël
mbledhur në një oaz parajse
dhe pik pik për të dashurit e zemrës
në çaste thatësire, ndarjeje.

Ah harrova puthjet e rrembyera
ato pajetë, të thata si stampa
Dielli do ti digjte sigurisht
si gjethe të thata.

Ndërsa ato, puthjet e buta,
të plagosura lehtë nga dashuria,
të lëngshme si qershia,
të ëmbla dehëse si mushti
mbledhur në një ditë gushti;
ato natyrisht thjesht do ti haja
ti shijoja mes engjejve
të gëzohej dhe vetë Parajsa..

Kur të iki nga kjo botë

Kur të iki e velur nga kjo bote
trishtimin tuaj do ta tres një çast.
Se imagjinata ime është çmendurake
teksa vitet ikin me hapa kilometrike.

Ndërsa shiun sodisja nga dritarja
magjishem me vjen e imja fantazia,
para se të vdisja.
Sikur të mundja të fluturoja me një kercim
mbajtur nga përqafimet tuaja
si astronave në fluturim.

Trishtimin ta ktheja në një shi të ëmbël
mbledhur në një oaz parajse
dhe pik pik për të dashurit e zemrës
në çaste thatësire, ndarjeje.

Ah harrova puthjet e rrembyera
ato pajetë, të thata si stampa
Dielli do ti digjte sigurisht
si gjethe të thata.

Ndërsa ato, puthjet e buta,
të plagosura lehtë nga dashuria,
të lëngshme si qershia,
të ëmbla dehëse si mushti
mbledhur në një ditë gushti;
ato natyrisht thjesht do ti haja
ti shijoja mes engjejve
të gëzohej dhe vetë Parajsa.