Kur të mora ndër duar-Rubjana Nika


Kur të mora ndër duar,

me botën s’isha njohur akoma,

të shihja,të prekja si në ëndërr,

shfletoja me duart e njoma.

Erdhe pranë meje mrekullisht,

m’u bëre mik,bashkëudhëtar,

m’u gjende pranë në ditë të vështira,

m’i lehtësove brengat,

më ndrite si fanar.

U rrita me ty,me ty u mësova,

s’mu ndave,s’tu ndava dhe ende vazhdoj,

ti nise fillimisht të më mësosh përralla,

e sot prej teje ndjenjat vargëzoj.

S’doja pasuri,edhe pse nuk kisha,

veç në duar ty doja të të mbaja,

Ndihesha e pasur,dhe pse e varfër isha,

para teje fashitej bota me andrralla.