Miks-Llesh Gjoka


Çka të jetë kjo seri, luhet me titanë
Blindohet vetvetja, kurthit i ruhet
S’di s’e ku je ti, matanë po qeshin
Shfaqja po vazhdon, dikush po ngjethet…

S’di se ku je ti, një dorë po e mbaj shtrirë
Errësira ka filluar të bjerë, hapat ndjekin dyert.
Më shpejt duhet të vish, frymën po e mbaj për ty
Jam i rënë deliresh, i zbardhur krejt.

Nuk kam zë të gjallë, klithmat i përmbyta
Nuk kam stafetë në dorë, lajmës i çdo gëzimi
Çdo gjë e kërkoj në peshoren e mungesës
S’jam si dikur zjarrmëtari i çdo vrapimi.

Matja e rrugës ishte e pavlerë, dështimi bëzan
Kurmit lëngon një ëngjëll i rënë përmbys
Unë prapë në ty do të përcillem
Mish e shpirt, asht i thyem në dysh.

Çfarë më duhet e shpejtoj, në ngutje dëshirash
Gulçon çasti në ty, prapë mbahem me thërrime
Jam arnuar krejt, pak nga pak s’do të njihem
Pastaj kur të bie, do të mbaj veç pjesën time.

ll@gjoka