Kur të shikoj të lumtur…Zyba Hysa


KUR TË SHIKOJ TË LUMTUR…
Unë di dhe e di mirë;
As dy lulet e një bime s’janë njësoj,
As dy frute të një peme s’janë identike,
As fëmijët e një nëne,
As gishtërinjtë e një dore,
As mëngjeset pranverore,
As perëndimet s’bëjnë të njëjtën pikturë,
Për cdo buzëmbrëmje,
As dashuritë s’janë njësoj,
As njerëz njësoj s’ka,
Më shumë mes burrit dhe gruas,
Ka ndryshime të mëdha…
Kur kupton larminë e ndryshimeve gjithandej,
Të cilat krijojnë mozaikun që prekim cdo ditë,
Mundohu të gjesh në të gjithë ndryshimet,
Gjërat që të gudulisin në shpirt…!
Mos sulmo gjërat që të shqetësojnë,
Dikën tjetër ato lumturojnë!
Po u përqëndruam në sulm të vazhdueshëm,
Të kënaqemi me ato pëlqejmë,
Do të harrojmë!
Ndaj i dashur Ti duhet të kënaqesh,
Me preferencat e tua të jetës,
Se kur të shikoj të lumtur,
Gjithcka duket bukur!