Kush e meriton fitoren këtë edicion të Big Brother VIP? Elgit Doda tregon mbështetjen për mikun e tij


Ditën e sotme në emisionin e mëngjesit “Wake Up” Elgit Doda është shprehur se Donaldi e meriton plotësisht fitoren . “ Për fatin e mirë , jam në panel sot, ai djalë ka shfaqur të gjitha dimensionet e tij , sa lajme janë bërë për të nuk janë bërë për të gjithë banorët bashkë” është shprehur artsiti.

Në lidhje me këngën e cila iu dedikua Monikës , producenti thotë se hyri për të takuar mikun e tij , por i këndoi edhe Monikës. Gjithashtu ka shtuar se për banorët qëndrimi i izoluar është një presion i fortë psikologjik që rëndon mbi ta, konkluzion i nxjerrë nga takimi me ta nga afër.

Nga Hortenca Alimucaj