Ky dreq milet:Nga Valbona Kolaveri


Ky dreq milet

S’tronditet ky dreq milet s’tronditet
Dhe kur mbarë e mbrapshtë u vijnë punët
Gërmushet me veten gjithnjë i mjeri
Asnjëherë s’kujtohet që po ha bukë gjunjësh

S’tronditet mileti s’tronditet për besë
Më keq për ta nuk ka , edhe pse do ketë
S’tronditet as kur rrugët bymehen n’tymnajë
Të mjerët ,qyqarët u bënë për të qarë

S’tronditet ky dreq edhe kur e thërret
Po vjen i madh tërmet tundu jashtë del
S’ka frikë nga asgjë edhe pse i mjerë
Trondite pis milet , për çfarë ju keni lerë

S’tronditet ditëziu kurrë nuk bëri mek
Dhe kur ja shtypin dhembjen të qajë nuk ka zë
Tronditet veç ne lindje, veç ateherë bërtet
Të vetmen revoltë e ka ndaj barkut të vet.