Nëna jonë,flutura jonë!Nga Eduart Veli


NËNA JONË,FLUTURA JONË !

Mbi krevatin tënd,nënë,në mur erdhi një flutur.
Ka ditë,që atje lart,në murin e bardhë qëndron.
Mos vallë je kthyer në flutur,nëna jonë e bukur?
U bënë dy vjet që stë shofim,syri lotë,na pikon.

Ke ardhur si flutur,se si flutur në jetë,ti vrapoje.
Madje,flutura para teje ,nuk ishte asgjë o nënë.
Me fjalën e çiltër dhe gurët e rrugës,ëmbëlsoje.
Ditën na ngrohje si diell,natën ndriçoje si Hënë!

Duart e tua fluturza,dhjetëra paja kanë qëndisur.
Ojatë e tua nënë,vajzat çame mbajnë në sepete.
Sa manto e xhamadanë,si një piktore ke ujdisur
Mirësi u dhurove të gjithëve,s’mendove për vete!

Dua këtë flutur,ta marr në dorë e ta përkëdhel..
Ta fut në gji ,në gjoks,ti dëgjoj të lehtën fyromë.
Dy vjet moj nënë,që në derë e nuk hyn e nuk del.
Sa shumë na mungon,moj flutur e jotja aromë !

Shumë muaj nëna jonë,rrimë me sytë nga dera.
Sikur do vish e qeshur,me hapin e lehtë përsëri ..
Pas dimrit të ftohtë nënë erdhi prapë pranvera
Nuk mund të mbyllet nën dhe gjithë kjo dashuri !

Kam kaq ditë, që në ëndërr nënoke po të pres.
Të vish si flutur ,të më puthësh lehtë në ballë
Të më përcjellësh tek porta,si në çdo mëngjes.
Të më këshillosh “Fol ëmbël me njerëzit,o djalë !

Çohu nënoke..,sot festojnë gjithë nënat në botë.
Fluturo me flatëra,tek strehëza jote pranë detit..
Mos na i lër moj flutura jonë sytë prapë me lotë..
Të gëzohet dielli “Të thotë u kthye nëna e poetit “