Leonard Pipa-Ti që kujton se atdheu


Ti që kujton se atdheu,

S’është shtepia e babës braktisur në fshat,

Këtë natë solemne pa lavdi,

Kape të keqen për fyti

Si gotën e verës.

Ti që kujton se ATDHEU,

s’është valixhja me plaçka,

Që të merr zvarrë nëpër aeroporte

shtigjeve të marrëzisë,

s’është gjaku që të rrjedh në vena,

s’është frymëmarrja jonë e fundit përpara se të shkojmë në botë të tjera…

Akoma nuk e di?!

Atdheu është ylli që duhet të ndjekësh,

Ylli yt që duhet t’i gjunjëzohesh

Njësoj si para ardhësit e t’u paganë!

Por ATDHEU përpara se të jetë porta me luanë që të çon drejt agimit,

Je vetë ti!

Jam unë,

Qënia jonë prej gjaku, kockash e mishi!

Fëmijët tanë!

Etërit që na shohin nga qielli!

Mos harro!